Sporti

Legjenda e Liverpoolit: Mos pritni që Salah të luajë si vitin e kaluar

10/10/2018 15:22
nga:Lorik J

Legjenda e Liverpoolit, Robbie Fowler beson se Mohamed Salah do të kthehet tek shënimi i golave, ​​por nuk pret që egjiptiani të ketë formën e sezonit të kaluar.

Salah shënoi 44 gola në të gjitha garat për Liverpool në sezonin e kaluar dhe fitoi disa çmime individuale, shkruan GazetaBlic

Por Salah në sezonin e ri ka shënuar vetëm tre gola në 11 ndeshje dhe forma e tij është mjaft shqetësuese.

“Unë nuk jam duke thënë se ai ka një sezon të keq deri më tani. Ai është ende një lojtar i mirë, ai është ende një lojtar i shkëlqyeshëm, por për të bërë atë që ai bëri vitin e kaluar do të jetë e pabesueshme”, tha Fowler për Sky Sports News.

“Unë mendoj se ai ende do të shënojë gola. Ajo që më pëlqen në lidhje me Mo Salahun është se etika e tij e punës është e shkëlqyeshme”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

12/14/2019 14:11

Supergol në “Anfield”, zhbllokohet më në fund sfida Liverpool-Watford