Showtime

Ledjana shprehet për Mevlanin : “I kam mbetur peng përderisa më përmend në çdo emision”

11/16/2021 17:53
nga:Genita C

Ish-konkurentja e Përputhen 2 Ledjana Prenga, në një emision është pyetur se çfarë e bezdis dhe a flet me Mevlanin.

Ledjana u shpreh se ka probleme më të rëndësishme sesa situata e saj me Mevlanin.

“E bëjnë këtë pyetje se më kanë njohur me Mevlanin sado që kam pasur një profil timin në program, duhet ta pranoj që profili më i madh u krijua nga dyshja. T
ë them të drejtën duke qenë se janë mbyllyr gjërat që në program, nuk e kam konsideruar si diçka wow saqë unë të flas akoma me të. Mendoj se ka problematika dhe gjëra më të rëndësishme për tu marrë sesa me situatën time me Mevlanin. Hatërmbejten e kam të tejzgjatur, inati më kalon me vështirësi ose derisa të marr hak në thonjëza”

Gjithashtu moderatori i tha se Mevlani asnjëherë nuk e kishte kuptuar largimin e saj.

Ai i di shumë mirë gjërat që ka bërë edhe kundrejt meje edhe kundrejt personave të tjerë. E di arsyen pse jam mërzitur, ja kam bërë të qartë kur flisnim ende bashkë. Nuk kam dal nëpër media apo të hedh kunja, madje kur postoj shprehje mi marrin për të, por në fakt jo.
Mendoj që edhe ai duhet ta kuptoj këtë pjesën që janë mbyllyr gjërat dhe mos të më përmend mua në çdo dalje të tij. Vazhdon akoma ta bëj dhe nuk e di pse.
I kam mbetur peng përderisa më përmend në çdo emision, u shpreh Ledjana.