Lajme

LDK “thikë pas shpine” Albin Kurtit: Partia e Isa Mustafës i shkruan letër Trumpit e Pompeut- Kryeministri pa koordinim me ne ua dërgoi letrat

03/04/2020 17:34
nga:Gazeta Blic

Koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pësuar një “çarje” të madhe.

Taksa 100% ndaj mallrave serbe i ka ndarë dy partitë partnere në bashkëqeverisje.

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se vetëm pak kohë pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti u kishte shkruar nga një letër presidentit amerikan, Donald Trump, dhe sekretarit të jashtëm, Pompeo, ku i kishte njoftuar për formën e heqjes së taksës ndaj Serbisë, edhe LDK u ka dërguar nga një letër dy udhëheqësve të SHBA-së.

Sipas këtyre burimeve, LDK në letrën e saj, njofton Administratën Trump se letra e kryeministrit Albin Kurti është bërë pa koordinim me partinë e Isa Mustafës.

Në këto letra LDK ndër të tjera ka theksuar se Kurti pa dijeninë dhe pa koordinimin e tyre i ka dërguar letrat Trumpit dhe Pompeot. Partia e Isa Mustafës konsideron se ata nuk pajtohen me propozimin e Kurtit për heqjen e pjesërishme të taksës”, thonë këto burime.

LDK ndër të tjera, në këto letra konsideron se taksa 100% ndaj mallrave serbe duhet të hiqet menjëherë dhe se është kundër çdo mase tjetër pa pajtueshmërinë e SHBA-së.

Këto letra janë konfirmuar nga disa zyrtarë të LDK-së, por në kushte anonimiteti.

Ndërkaq, zyrtarisht askush nuk ka dashur të flasë për këto letra.

Gazeta Blic ka provuar që të flas edhe me zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa për këto letra, por ai nuk është përgjigjur në thirrjet dhe në SMS-at e redaksisë.

Në anën tjetër, në letrën e tij, Kurti e kishte njoftuar presidentin amerikan, për vendimin që do ta heq taksën 100% në mënyrë të pjesshme.

Në linkun në vazhdim e gjeni linkun me letrat e Kurtit dërguar presidentit Trump dhe sekretarit Pompeo.

Kurti i shkruan letër Trumpit dhe Popmepot: Qeveria ime nuk e heq plotësisht taksën 100% ndaj Serbisë

LDK edhe gjatë ditë së sotme ka kërkuar heqjen e taksës. Madje, kjo parti ka thirrur një mbledhje urgjente për të diskutuar për heqjen e taksës.

Isa Mustafa para kësaj mbledhjeje ka thënë se po koordinohen me partnerin qeveritar, Lëvizjen Vetëvendosje, për të gjetur gjuhë të përbashkët për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe.

“Nuk e di se çka do te thote presidenti. Do ta percjellim tani kur te hyjme ne zyre. Jemi mbledh qe të koordinojmë punët tona ne parti sepse kemi punë çdo dite. Jemi marrë vesh që të mblidhemi ne ora 4 kur i përfundojëë punët. Ne po bisedojmë me VV që të kordinohemi e te gjejmë një gjuhë të përbashkët që sa më shpejt të fillojë dialogu, të hiqen tarifat e te krijohet një ambient ku mund te arrijmë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke”, ka thënë Mustafa.

LDK në mbledhje urgjente për taksën, flet Isa Mustafa

Gjatë ditës Gazeta Blic ka raportuar se LDK nuk do ta propozoj në Qeveri propozimin e Kurtit për heqje të pjesshme të taksës.

Detajet i gjeni brenda linkut:

LDK nuk “tërhiqet”: Nëse Albin Kurti nuk e heq 100 % taksën, ata do ta ‘rrëzojnë’ cilindo propozim të tij në Qeveri

 

 

09/30/2020 23:38

Haxhiu: Kurti s’kishte guxim të shkojë në Shtëpinë e Bardhë edhe pse kishte ftesë