Lajme

LDK do ta mbështes Mimoza Kusari-Lilën

11/14/2017 21:50
nga:M H

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Gjakovës,  Bekim Ermeni ka deklaruar se ende nuk kanë ndonjë qëndrimi zyrtar se cilin kandidat do ta mbështesin në Gjakovë, mirëpo ka shtuar këtu se ekziston  vullneti më madh që ta përkrahin kandidaten Mimoza Kusari-Lilën, transmeton Gazeta Blic.

“Zyrtarisht nuk kemi qëndrimi se si do të vazhdohet, mirëpo shihet vullneti që të përkrahet Mimoza Kusari-Lila”, ka deklaruar ai në debat Duel-D.

Komuna e Gjakovës ka shkuar në balotazh me këta kandidatë: Mimoza Kusari-Lila dhe Ardian Gjini nga AAK.

Balotazhet mbahen me 19 nëntor.

 

 

 

 

11/22/2017 11:35

Haskuka: Unë jam fitues, votat me kusht s’ka gjasa ta përmbysin rezultatin