Lajme

LDK sot nënshkruan koalicionin e parë në Ferizaj

11/12/2017 12:30
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë një konferencë për media ku do ta konfirmojë koalicionin e parë për balotazh në Ferizaj.

Një komunikatë për media bën të ditur se koalicioni do të nënshkruhet me AKR-në.

“Ju njoftojmë që, sot (e diel), në orën 13:00, në zyrat e LDK-së në Ferizaj, zyrtarizohet marrëveshja e degës së LDK-së në Ferizaj me degën e AKR-së, për përkrahjen e z. Muharrem Svarqa në balotazhin e 19 nëntorit”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së.

12/06/2018 15:36

Mustafa: Vizat duhet t’i hiqen së pari Qeverisë