Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se kryetari dhe njëherësh kandidati i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, do të zhvillojë tubime elektorale sot në Klinë, Istog dhe në Prishtinë në Degën 5, ku do të prezantojë programin politik dhe vizionin e tij për vendin.
Në njoftimin e LDK’së, i bëhet thirrje qytetarëve, aktivistëve që të bëhen pjesë e programit.
Njoftimi:
Shihemi sot në Klinë – Istog – Prishtinë Dega 5
Në këto tubime elektorale, kryetari i LDK-së dhe kandidati ynë për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, vjen për të prezantuar Programin politik dhe vizionin e tij për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe plot shpresë.
Në Klinë, Istog, si dhe në Prishtinë Dega 5, përveç programit qeverisës, do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve tanë përkatës, njerëz të dëshmuar, të përkushtuar dhe të gatshëm për t’i shërbyer qytetarëve.
Sot, ejani të gjithë, qytetarë, aktivistë, familjarë e miq; ejani për ta dëgjuar programin; ejani për ta dhënë mbështetjen tuaj.
Zgjidh shpresën!
🤝 Le të bëhemi bashkë për shtetin, për Kosovën tonë! Eja dhe bëhu ndryshimi!
VOTO 123 LDK ✌️


