Lajme

LDK shpërndan dokumentin për rrëzimin e Shpend Ahmetit

03/09/2018 15:08
nga:Q F

Nenin 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale ku precizohet largimi i kryetarit të Komunës, po e marrin me seriozitet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ata kanë filluar shpërndarjen e dokumentit, duke thënë se tani kryetari Shpend Ahmeti mund të rrëzohet.

Sipas këtij ligji, “qytetarët e Komunës mund të ndërmarrin iniciativë për largimin e kryetarit të komunës”.

Bazuar në këtë ligj edhe më tej, një kërkesë e tillë për largimin e kryetarit të Komunës duhet të nënshkruhet nga njëzetë (20) përqind e votuesve të regjistruar dhe i dorëzohet kryesuesit të Kuvendit të Komunës, i cili e paraqet çështjen në institucionin përkatës për administrimin e votimit.

“Nëse shumica e votuesve të regjistruar votojnë për largimin e kryetarit, zgjedhjet e reja për kryetar duhet të bëhen në pajtim me Ligjin mbi Zgjedhjet”, thuhet në pikën e tretë të Nenit 72.

I njëjti ligj u shpërnda nga anëtarë të VV-së, pas dorëheqjes së Ahmetit, ndërsa tani me të po merren edhe LDK-ja.

Në shpërndarjen e këtij dokumenti janë Vlora Dumoshi dhe Sokol Havolli, dy nga personat më të afërm të Isa Mustafës.

“A p’e rr’xojmë? 
(Krah’t që i lypke iu thy’n, 
veq edhe e shtymja i mungon…)!

I mirëpresim komentet nga qytetarët(votuesit), pa fyerje!” thuhet në shpërndarjen e këtij posti.

12/19/2018 00:26

Historia prekëse: Mamaja rrëfen se si u detyrua ta abortoj bebën 16 javëshe