Lajme

LDK pret mysafirë nga Bjeshkët e Rugovës

03/12/2018 19:22
nga:Q F

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka pritur sot në zyrat e LDK-së, një mysafirë interesant.

Hoti ka takuar një banorë të Rugovës, gjegjësisht të  fshatit Drelaj nga bjeshkët e Rugovës, të cilin Hoti e ka prezantuar si mik të veçantë.

Hoti e ka lavduar punën e Osman Shalës, të cilin ai e ka prezantuar si mësues dhe intelektual.

“Sot kam pritur një mik te veçantë, z. Osman Shala nga fshati Drelaj i bjeshkëve te Rugovës. Një mësimdhënës, intelektual dhe kontribuues ne lufte. Tash si pensionist e ka ndërtuar biznesin familjar për turizëm – bujtine. Ai e ka vendosur fshatin Drelaj dhe Rugovën ne hartën turistike te Evropës. Biseda me te ishte e ngrohte dhe inspiruese. Ju fton ta vizitoni atë ne Drelaj dhe te bindeni me nikoqirllëkun e tij dhe te familjes se tij”ka shkruar Hoti në facebook./GazetaBlic/

09/19/2018 18:14

Pas takimit me ambasadorët Isa Mustafa tregon qëndrimin e qartë të LDK-së për dialogun