Lajme

LDK pranon vendimin e gjykatës për rivotimin në Istog

12/01/2017 17:55
nga:A K

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pranuar vendimin e Gjykatës Supreme për rivotim në Istog. Kjo partie me anë të një njoftimi thotë se pavarësisht pakënaqësive, LDK e pranon vendimin për rivotim në Istog.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur se pavarësisht faktit që Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar kërkesën e LDK-së për të anuluar vetëm procesin e votimit përmes postës, ku janë evidentuar parregullsitë dhe manipulimet gjatë procesit zgjedhor në Istog, e pranon vendimin e kësaj Gjykate për të shkuar në rivotim.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se Istogu do të mbetet komunë e udhëhequr nga kryetari Haki Rugova, sepse ashtu kanë vendosur qytetarët me votën e tyre gjatë procesit zgjedhor brenda kësaj komune i cili ka qenë plotësisht i rregullt, por është tentuar të deformohet nëpërmjet votave të kriminalizuara nga AAK-ja.

Lidhja Demokratike i fton të gjitha palët e përfshira në këtë proces që të jenë të kujdesshëm në mënyrë që vullneti i qytetarëve të Istogut të respektohet në plotni” thuhet në njoftimin e LDK-së.

12/10/2017 17:55

Gani Dreshaj i sigurt në fitore, ja çka thotë për Haki Rugovën