Lajme

LDK pas takimit me Wielandin, kërkojnë heqjen e regjimit të vizave

05/10/2018 17:58
nga:Q F

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se Kosova duhet të marrë sa më shpejt liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, si vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon këtë të drejtë.

Ai tha se këtë ia kanë bërë me dije edhe gjatë takimit që Kryesia e LDK-së kishte sot me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland dhe Johannes D. Rey, shef i Zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung për Maqedoni dhe Kosovë.

Veliu tha se kanë kërkuar nga parlamentarët evropianë që Kosova ta ketë sa më parë liberalizimin e vizave për lëvizje të lirë të qytetarëve kosovarë në shtetet evropiane, ngase ajo tashmë ka përmbushur kriterin për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi.

Numri dy i LDK-së ka bërë të ditur se në takim me parlamentarët evropianë kanë biseduar edhe për çështje tjera me rëndësi për Kosovën.

Ndërsa, zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland tha se është i kënaqur që LDK është pro dialogut Kosovë-Serbi.

Ndërsa në takimet e paradites që kishte me krerë vendor kosovar,  Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, bëri thirrje që të mos bëhen premtime lidhur me afatet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Wieland theksoi se për momentin çështja e liberalizimit të vizave ndodhet në duart e Komisionit dhe Këshillit Evropian.

“Por unë mund të këshilloj këdo në Evropë dhe në Kosovë që të mos bëjnë premtime, që të mos krijojnë pritje për çështje të caktuara që do të ndodhin në një kohë të caktuar, nuk kemi parë ndonjë letër me të cilën parlamenti evropian voton, të ketë ardhur në parlament”,është shprehur  zëvendëspresidenti Wieland.

Udhëheqës të institucioneve të Kosovës kanë përsëritur pritjet që deri në fund të këtij viti do të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, pasi që sipas tyre, janë përmbushur të gjitha kushtet.

Një ditë më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila priti në Berlin presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, bëri thirrje për më shumë përparim në Kosovë në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe krimit të organizuar./GazetaBlic/

 

 

 

 

10/20/2018 19:02

Beqiri: Të gatshëm për zgjedhjet e reja ku LDK do të jetë fituese