Lajme

“LDK parti hipokrite, Haki Rugova duhet shkarkuar”

04/16/2018 20:40
nga:A. R.

Ngritjen e aktakuzës ndaj kryetarit të Istogut, Haki Rugova, e ka komentuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Ajo në një prononcim për Gazeta Blic ka thënë se Lidhja Demokratike është parti hipokrite për shkak se ‘fillimin e seancës së sotme të Kuvendit e ka bërë duke kërkuar dorëheqjen e ministrave që janë në aktakuzë’ e të njëjtën gjë nuk po e bëjnë për kryetarin Haki Rugova’

“Sot Lidhja Demokratike e ka nisur seancën e Kuvendit me kërkesën për shkarkimin e ministrave që kanë aktakuzë, por që të njëjtën gjë nuk po e bën edhe për Haki Rugovën. Kjo e tregon hipokrizinë e LDK-së, si në këtë rast, si në rastet tjera.” ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se Haki Rugova duhet të jap dorëheqje ose të shkarkohet.
“ Haki Rugova duhet të japë dorëheqje, por jo vetëm Rugova. Parimisht secili zyrtar i cilësdo qoftë dikaster që ka aktakuzë duhet qe të shkarkohet. Prandaj, një gjë është e qartë që të gjitha partitë tjera janë njësoj. PDK, LDK, AAK, Nisma e të tjerat kanë të përbashkëta të mëdha në mes tyre. Vetëm Vetëvendosje është partia në Kosovë që dallon nga të tjerat, dhe mbetet shpresa e vetme për qytetarët” ka thënë Haxhiu për GazetënBlic.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur sot aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, të cilin e akuzon se ka kryer veprën penale të konfliktit të interesit, duke i dhënë tender vëllait të tij, Gani Rugovës, në vlerë rreth 300 mijë euro./GazetaBlic/

10/13/2019 22:56

E thotë Agim Veliu: Do të jetë e vështirë arritja e marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje, për bashkëqeverisje