Lajme

LDK paralajmëron seancë për shpërbërjen e Kuvendit

07/31/2019 12:42
nga:M K

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti sërish ka hedhur akuza drejt presidentit të Republikës, duke deklaruar se po vonohet pa arsye në ftesën që duhet drejtuar partive politike pas gjendjes së krijuar në vend.

Përmes profilit zyrtar të rrjetit social “Facebook”, Hoti ka deklaruar se janë të pakuptueshme këto vonesa nga njeriu që duhet të jetë unifikues, andaj i ka bërë thirrje që sa më shpejtë ta bëjë një gjë të tillë, pasi do të krijonte vakum edhe më të madh politik. Gjithsesi, ne nuk pranojmë çfarëdo ftese, pasi vetëm për datën e zgjedhjeve do të diskutojmë, shtoi ai, shkruan GazetaBlic.

Ai ka paralajmëruar edhe thirrjen e seancës për shëpërbërjen e Kuvendit.

“Por, në mungesë të një iniciativë të tillë nga Presidenti, ne do të kërkojmë thirrjen e seancës për shpërbërje të Kuvendit, siç parashihet me nenin 83, pika b, e Rregullores të Punës të Kuvendit. Në këtë seancë, paraprakisht do të kërkojmë ratifikimin e marrëveshjes IPA me Bashkimin Evropian, e cila Kosovës i sigurojnë fonde rreth 100 mil euro. Është e rëndësishme që këto fonde të mos humben për shkak se Kosova ka pasur një qeveri jo legjitime”, ka shkruar ai.

 

Më poshtë postimi i plotë i Hotit:

Ne ende nuk kemi marrë ftesë nga Presidenti për konsultime për të caktuar datën e zgjedhjeve. Këto vonesa janë të pa arsyeshme, duke ditur se vendi nuk ka qeveri efektive. Koalicioni PAN nuk ka pasur legjitimitet tash e një vit për të qeverisur me Kosovën dhe nuk ka as tani për të propozuar një mandatar të ri. Ne do t’i përgjigjemi ftesës së Presidentit vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve. Asnjë temë tjetër nuk mund të diskutohen në këto konsultime.

Por, në mungesë të një iniciativë të tillë nga Presidenti, ne do të kërkojmë thirrjen e seancës për shpërbërje të Kuvendit, siç parashihet me nenin 83, pika b, e Rregullores të Punës të Kuvendit. Në këtë seancë, paraprakisht do të kërkojmë ratifikimin e marrëveshjes IPA me Bashkimin Evropian, e cila Kosovës i sigurojnë fonde rreth 100 mil euro. Është e rëndësishme që këto fonde të mos humben për shkak se Kosova ka pasur një qeveri jo legjitime.

/GazetaBlic/

12/13/2019 13:52

E thotë Avdullah Hoti: Ky është ‘modeli’ për marrëveshjen VV- LDK