Lajme

LDK nuk heq dorë nga kërkesat, ia gjuan topin VV-së për takim

12/23/2019 11:20
nga:B. D

Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të LDK-së, anëtarët e Kryesisë dhe strukturat e LDK-së kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, shkruan GazetaBlic.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tha se LDK-ja tani e 30 vite po punon për shtetndërtimin e Kosovës dhe integrimin e vendit aty ku e meriton.

“Sot u bënë 30 vjet nga themelimi i LDK-së e cila u bë artikuluese e kërkesave politike të shqiptarëve të Kosovës dhe ishte nismëtare e proceseve të mëdha, partia  e parë e themeluar antikomuniste në Kosovë dhe regjion, gjatë veprimtarisë së saj ka bërë punë të mëdha edhe sot po punon në shtetndërtimin e Kosovës dhe integrimin e Kosovës aty ku e ka vendin”, tha Veliu.

Veliu përsëriti se sot nuk kanë paraparë asnjë takim me VV-në, por kurdo që kjo e fundit bënë ftesë, LDK do të jetë e gatshme t’iu përgjigjet.

“Nuk e  di a do ketë sot sepse jemi të angazhuar me aktivitetet e përvjetorit, por kur VV vlerëson se ka ende hapësirë për t’u takuar ne jemi të gatshëm të takohemi dhe të disktuar ne jemi të gatshëm”, tha ai.

Veliu tha se nuk ka pse LDK-ja të lëshoj pe për postin e Presidentit pasi që e meriton ta ketë një pozitë të tillë dhe se një parti nuk mund ta ketë edhe kryeministrin edhe presidentin.

“Nuk po bisedohet për lëshim pe, kjo është kërkesë e LDK-së sepse mendojmë se ai pozicion i takon LDK-së sepse edhe presidenti dhe kryeministri t’i takojnë një subjekti politik është e tepërt”, shtoi Veliu, raporton GazetaBlic.

“Jemi duke bisedu për të gjet zgjidhje, ne kemi bisedu me gjitha strukturat e LDK-së dhe dominon një mendim se me këtë raport forcash LDK duhet ta ketë një propozim të LDK-së për president dhe VV duhet ta pranoj këtë”, u shpreh ai.

Veliu tha se për momentin LDK nuk ka emër për këtë pozitë, por kurdo që të vijë kohë do të vendos dhe do ta bëj publike.

“LDK nuk ka emër për kandidat sot, nuk ka emër, kur të vij koha do e bëjmë publik edhe emrin”, tha në fund ai.

06/08/2020 19:36

Veliu riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar