Lajme

LDK nis votimin elektronik, ora 19:00 rezultati për shkarkimin e Vjosës!

06/20/2020 15:13
nga:N.K

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetarës dhe anëtares së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Letra i është drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Aty theksohet se në vendin e Osmanit do ta zë kryeministri, Avdullah Hoti.

Siç  edhe thuhet në letrën të cilën e ka siguruar GazetaBlic, votimi për shkarkimin e Osmanit nga pozita e nënkryetares së partisë dhe anëtares së kryesisë, do të bëhet përmes votës elektronike, për shkak të rrethanave të krijuara nga COVID-19.

GazetaBlic, gjatë ditës së sotme ka raportuar ekskluzivisht për letrën e Isa Mustafës drejtuar antëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së lidhur me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares së LDK-së dhe anëtares së kryesisë së kësaj partie.

Kundër shkarkimit të Osmanit, ka dalë hapur deputeti i kësaj partie, Haxhi Avdyli.

Avdyli për GazetaBlic ka thënë se ka votuar kundër propozimit të Isa Mustafës.

“Unë, sapo votova kundër”, tha ai për Gazeta Blic.

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm do të kenë mundësi të votojnë pro ose kundër këtij propozimi të Isa Mustafës, deri sonte në orën 19:00

Arsyet e shkarkimit të Osmanit nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike për shkak të qëndrimeve të saja kundër Qeverisë Hoti.

EKSKLUZIVE: Isa Mustafa i kërkon KP-së shkarkimin e Vjosa Osmanit nga nënkryetarja e partisë, vendos Avdullah Hotin në vend të saj

Deputeti i LDK-së: Sapo votova kundër Isa Mustafës, përjshatimi i Vjosa Osmanit i përngjan diferencimit të sistemeve të kaluara

08/12/2020 20:35

Pasi kandidoi Haradinaj për president, vjen deklarata e Isa Mustafës