Lajme

LDK kundërshton vendimin e PZAP-së, do t’i drejtohet gjykatës

11/19/2021 18:58
nga:M K

Pas vendimit të PZAP-së që votat me postë në komunën e Dragashit të mos numërohen, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike.

Ankesa e PDK-së në Dragash, PZAP urdhëron KQZ-në të mos i përfshijë në rezultat votat me postë

Përmes një komunikate të publikuara para vetëm pak çastesh, LDK bën me dije se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme, e nëse do të jetë nevoja edhe në Kushtetuese, përcjell GazetaBlic.

“Sot, PZAP morri vendim skandaloz e të paprecedentë në sistemin zgjedhor të Kosovës. Anulojë të gjitha votat e mërgatës – të gjitha pa përjashtim – në rastin e Dragashit. Me këtë vendim, si asnjëherë më parë, duke i anuluar në bllok votat e njerëzve tanë, PZAP tenton të ndryshojë vullnetin qytetar”, ka shkruar mes tjerash LDK.

Më poshtë edhe reagimi i plotë.

/GazetaBlic/