Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka folur për krizën energjetike në vend dhe për vendimin për shtrenjtim të rrymës.
Halimi ka folur edhe për rolin e presidentes në krejt këtë situatë.
Ajo tha se presidentja Osmani do të duhej të ishte më aktive, në kuptimin e pozitës në të cilën gjendet.
“Ideja jonë si LDK ne merremi me partinë që është në ekzekutiv, me mënyrën e politikbërjes sesi ata po i bëjnë politika për zgjedhjen e problemeve të qytetarëve. Natyrisht Presidentja do duhej të ishte më aktive në kuptimin e pozitës në të cilën gjendet, por gjithsesi i mbetet asaj dhe ekipit të saj të vlerësoj qartazi atë se çfarë është e mirë për vendin tone”, ka thënë Halimi në T7.