Lutfi Haziri ende nuk ka vendosur nëse do t’i hyjë garës për kryetar të Komunës së Gjilanit.
I kontaktuar nga Gazeta Blic Haziri ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do t’i hyjë edhe një herë garës për kryetar të Gjilanit.
“Ende s’kam vendosur”, tha shkurt për Gazeta Blic.
Ai ka njoftuar se të premten e të shtunën do të mbahet Konventa në Gjilan, e aty vendoset.
Ndërkohë, Gazeta Blic merr vesh se Haziri i ka gjasat më të mëdha për t’i hyrë edhe njëherë garës për të parin e Gjilanit.
Pos tij, si kandidat i mundshëm për të parin e Gjilanit, shihet edhe Arbër Ismajli, nënkryetar aktual i Komunës së Gjilanit.
Deri më tani, LDK i ka caktuar emrat e kandidatëve nëpër disa komuna.
Në Prizren pritet të garoj Anton Quni, në Pejë Gazmend Muhaxheri, në Prishtinë Përparim Rama.