Lajme

LDK kritikon Ahmetin për autobusët e rinj

01/17/2017 17:40
nga:A. R.

Dega e LDK-së në Dardani-Prishtinë ka kritikuar të parin e Prishtinës, Shpend Ahmetin për mos futje në funksion të autobusëve të paralajmëruar tash e sa kohë, përcjellë GazetaBlic.

Në fund të shkrimit ata kanë pyetur Ahmetin me ironi në qoftë se edhe këtu po i pengon Qeveria.

Ky është shkrimi i plotë:

“Me pyet Shpendin

A mos I ka dhënë BERZH në kuadër të kredisë edhe aditiv me I shti ne “turshi” këta autobus. E turpshme të dalësh dhe të gënjesh para qytetarëve se si Autobusët do të hyjnë në funksion nga dita e parë e arritjes, dhe tash e sa kohe që mbërritën 15 autobusët po rrinë të parkuar në një vend.

Kjo situate do të mbretërojë edhe gjatë pasi që asnjë përgatitje nuk është bërë nga Komuna.
E turpshme.

VV dine me mbet gjallë vetëm me të blera nga mjetet e taksapaguesve, dhe nuk ka as më të voglin organizim për kryerje të punës që varen nga Komuna.

Edhe këtu është ka i pengon Qeveria a ????

Marre, marre, marreeeee”  përfundon shkrimi./GazetaBlic.com/

10/13/2019 22:56

E thotë Agim Veliu: Do të jetë e vështirë arritja e marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje, për bashkëqeverisje