Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pjesmarrjen në seancën e sotme të jashtëzakonshme që pritet të fillojë për pak minuta, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Shefi i Grupit Pralamentar të LDK-së, Arben Gashi.
“Po do të marrim pjesë në seancën e sotme plenare, ky është vendimi pas mbledhjes së Grupit Parlamentar” tha Gashi për Gazeta Blic.
Për dallim nga LDK, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që mos të marrë fare pjesë në këtë seancë.
E në anën tjetër, AAK e ka konfirmuar zyrtarisht se do të marrë pjesë në seancën e jshtëzakonshme.
Ambasadorët e QUNIT-it kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të kejoj mbajtjen e refrendumit të Serbisë në Kosovë, por që u kundërshtua fuqishëm.
Pas takimit që ata zhvillluan dje me Presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe kryekuvendarin Konjufca në lidhje me këtë ç1%shtje, krerët e Kosovës mbetën të palëkundur në qëndrimet e tyre.
Ata dolën me një deklaratë të përbashkët ku theksuan se nuk do të lejojnë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë pasi cënon rëndë ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.
“Gazeta Blic” ka sjellë detaje ekskluzive nga takimi i krerëve të shtetit me ambasadorët e QUINI-it.