Lajme

LDK-ja vendos për mandatimin e Hashim Thaçit si shef të negociatave me Serbinë, para të hënës!

06/01/2018 11:48
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur nëse do ta mbështes apo jo, Platformën e Qeverisë së Kosovës për fazën e fundit të dialogut me Serbinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, në konferencën e përjavshme për media tha se qëndrimi i partisë së tij do të bëhet i ditur para të hënës së javës së ardhshme, kur është  caktuar të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosoës, ku në rend të ditës është edhe Platforma për Dialog.

Ai ndau kritika për Platformën e Dialogut me Serbinë, e cila sipas tij është e dobët dhe tregon varfërinë e vizionit politik si dhe mungesën e guximit për tu përballur me Serbinë.

“Në atë platformë duket sikurse ne jemi fajëtor për agresonin e Serbisë. Në si Lidhje Demokratike e Kosovës si opozitë do të kryjmë rolin e gardianit të shtetit”, u shpreh ai.

Hoti, ka refuzuar që LDK të marrë përsipër procesin e dialogut me Serbinë, ani pse thotë të ketë parë vullnet politik tek PDK-ja që t’i bartët ky rol asaj.

“Kryetari i PDK-së ka deklaruar publikisht se është i gatshëm që udhëheqjen e dialogut t’ia dorëzojë LDK-së. Në fakt ky është pranim i dështimit. Ndryshe nuk mund të veprohet, kur pozita ia drejton opozitës agjendën shtetërore. Ne jemi të gatshëm të marrim përsipër këto procese, por vetëm pasi të marrim mandatin qeverisës”, ka deklaruar ai.

Nga kritikat e shefit të GP të LDK-së nuk ka shpëtuar as Kryeministri Ramush Haradinaj. Sipas Hotit, kreu i ekzekutivit ka hequr dorë nga udhëheqja  e dialogut me Serbinë, “kjo sjellje e tij është e pakutpushme”

“Ai vjen nga partia e pestë në Kuvend dhe ai nuk pyetet nga askush për asgjë”, shtoi në fund ai.

Hoti prezantoi edhe disa statistika të cilat sipas tij tregojnë besueshmërinë e vogël të qytetarëve në qeveri dhe presidentin.

“Nga hulumtimet e opinionit del që besimi në institucione kurrë nuk ka qenë më i ulët. 62% besojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar. 70% e kanë vlerësuar qeverinë se ka bërë punë të dobët, 24% besojnë në qeveri. Dy problemet kryesore janë papunësia dhe korrupsioni”, tha shefi i deputetëve të LDK-së.

 

Qeveria e Kosovës para më shumë se një muaji ka miratuar projekt-platformën për finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi, e cila iu dorëzua presidentit dhe Kuvendit të Kosovës.

PDK-ja ka kërkuar që të arrihet një konsensus më i gjerë për dialogun. Për ta nuk paraqet problem nëse fazës finale do t’i prijë presidenti Hashim Thaçi.

Ndryshe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e Bashkimit Evropian pritet të vazhdojë në muajin qershor, ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht data e takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq./Gazeta Blic/

06/06/2018 16:53

Gazeta Blic shpall konkurs për gazetar/e, praktikant/e, kameraman dhe zyrtar/e për marketing