Lajme

LDK-ja në Prizren vendos për emrat e drejtorëve dhe të Nënkryetarit të Komunës (EMRAT)

01/11/2018 19:40
nga:Gazeta Blic

Pas arritjes së koalicionit me LVV-në LDK’ja në Prizren ka vendosur për emrat e tri drejtorive dhe emrin e nënkryetarit të Komunës së Prizrenit.

04 Online ka mësuar se në mbledhjen e sotme të kryesisë LDK’ja ka vendosur për këta emra:

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor – Fatmir Memaj
Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale – Fejzë Kabashi
Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural – Egzon Elshani
Nënkryetar i Komunës së Prizrenit – Eshref Memaj.

Vendimi për katër emrat është marrë me shumicën e votave të anëtarëve të Kryesisë së LDK’së, pas rinegocimit me LVV’në, pasi kjo e fundit kishte refuzuar disa nga emrat e propozuar në herën e parë.

12/06/2018 15:36

Mustafa: Vizat duhet t’i hiqen së pari Qeverisë