Lajme

LDK-ja në Prishtinë lidhë edhe një koalicion!

11/11/2017 13:26
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma për Kosovën në Prishtinë kanë harmonizuar raportet e tyre për mbështetjen e kandidatit të LDK-së Arban Abrashi, për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 19 nëntorit.

Kështu kanë bërë të ditur për Gazeta Blic burime brenda të dy këtyre subjekteve politike. Sipas të njëjta burimeve, brenda pak kohe pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes ndërmjet LDK-së dhe NISMA-s.

“Pas koalicionit me AAK-në, LDK-ja ka pasur përafrime edhe me NISMA-n në Prishtinë, ku janë pajtuar për disa çështje rreth programit qevrisës. Marrëveshja ndërmjet LDK-së dhe NISMA-s do të zyrtarizohet brenda pak kohe”, deklaruan këto burime.

Siç merr vesh Gazeta Blic që ty dy këto subjekte politike LDK dhe NISMA kanë diskutuar edhe rreth ndarjes së drejtorive, nëse Abrashi arrin të marrë shumicën e votave në zgjedhjet e balotazhit, ku do të përballet me kundërkandidatin e tij nga radhët e VV-së Shpend Ahmetin, i cili ka qeverisur Prishtinën në katër vitet e fundit.

“Nëse kandidati i LDK-së, Abrashi arrinë të dalë fitues nga zgjedhjet e 19 nëntorit, Nisma-s i takon një drejtori”, thonë burimet brenda këtyre dy subjekteve politike.

Ndryshe, Nisma për Kosovën kishte për kandidat të saj në zgjedhjet e 22 tetorit Shyqri Bytiqin, i cili njëherit është ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. /Gazeta Blic/

11/21/2017 10:35

Diçka për Abrashin!