Lajme

LDK-ja mbledh Kryesinë

12/26/2019 09:41
nga:B. D

Sot në orën 10:00 pritet të mblidhet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kjo u bë e ditur nga vet LDK-ja përmes një njoftimi, derisa nuk jepen detaje çka do të diskutohet.

Theksohet se detaje do të jepen pas takimit, kur nga zyra për media do të lëshohet një komunikatë.

Dje, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk i ka shpallur të përfunduara negociatat për qeverinë e re, por ka thënë se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje dhe LDK shkojnë pa marrëveshje.

06/01/2020 13:52

Flasin nga LDK: I kemi nga 61-65 vota. Po e presim Gjykatën Kushtetuese, pastaj veprojmë