Lajme

LDK-ja insiston në planin e 1 miliard eurove nëse krijon Qeverinë

05/21/2020 13:26
nga:E Sh

I nominuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, aktualisht është duke prezantuar planin qeverisës deputetëve të partisë së tij.

Arban Abrashi, deputet nga LDK ka dalë para mediave ku tha se partia e tyre ka plan 1 miliard euro nëse krijojnë qeverinë.

“Z.Hoti na ka shpjeguar deputetëve planin për 1 miliard euro. 180 milionë do të merren gjatë rishikimit të buxhetit, nga FMB, nga BB por edhe nga nga AKP, fonde që mund të merren shumë shpejt. Nuk dyshojmë në planin për 1 miliard eurot. Nga vijnë dhe ku do të shpërndahen, është një plan i moderuar që do të përkrahë bizneset e vogla deri tek ato të medha që të parandalojmë falimentimin e bizneseve”, tha Abrashi.

Ai ka thënë që nuk ka diskutuar për emrat e ministrave por vetëm për planin qeverisës.

“Mandatari Avdullah Hoti do ta prezantojë programin qeveritar të Qeverisë Hoti, program që është dakorduar edhe me partnerët e koalicionit. Siç kemi paralajmëruar gjatë pritjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ne nuk kemi humbur kohë aspak dhe kryeministri i ardhshëm Avdullah Hoti ka pas konsultime dhe diskutime me gjithë partnerët e koalicionit dhe ka përfunduar programin deri në detajet më të fundit, prandaj ne synojmë që në mbledhjet e para të miratojmë edhe programin qeverisës, i cili është në përputhje me interesat e qytetarëve, së paku ka dy shtylla kryesore. E para, ka të bëjë me menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe synojmë që t’i përfshijmë në programin qeveritar të gjitha protokollet, e posaçërisht atë të Bashkimit Evropian dhe të jemi në harmoni me Komisionin Evropian, ndërsa e dyta ka të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike”, tha Abrashi.

Abrashi ka thënë se është me rëndësi është që të gjitha subjektet politike t’i respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur se a është ky një presion mbi Gjykatën Kushtetuese, ai e mohoi këtë.

“Se shoh si presion, thjesht po punojmë që të mos e humbim asnjë ditë të vlefshme në aspektin ekonomik”, tha Abrashi.

Deklarohet për media Arban Abrashi !

Publiée par GazetaBlic sur Jeudi 21 mai 2020

06/03/2020 21:20

Abrashi: VV mori mësim nga mocioni, nuk e besonin se do ndodhte edhe Qeveria Hoti