Lajme

LDK-ja i kërkon qeverisë që urgjentisht ta heq Prishtinën nga karantina

05/02/2020 14:15
nga:A. R.

Arban Abrashi filloi konferencën duke i numëruar gabimet që Qeveria Kurti kishte bërë gjatë kësaj kohe pandemie, duke thënë se Kurti vazhdimisht ka shkelur kushtetutën duke ndërmarrë veprime antiligjore.

“Abrashi ka thënë se Qeveria në ikje nuk respektoj dhe Kuvendin duke treguar kështu që nuk ishte e interesuar për rend dhe ligj por për fuqi e pushtet.

Ai tha se kjo qeveri ka marrë vendime antikushtetuese duke karantinuar disa komuna, dhe duke u arrestuar qytetarë të shumtë në kundërshtim me Kushtetutën, raporton Gazeta Blic.

Abrashi tha se në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së LDK-së nuk kanë diskutuar fare për emrat e ministrave.

”Sa i përket Listës Serbe, po është e vërtetē që kemi arritur marrëveshje”, tha ai, duke shtuar se ata do të marrin fuqi politike aq sa kishte në Qeverinë Kurti.

Ai tha se nuk ka pasue asnjë përplasje në mbledhjen e djeshme të Kryesisë.

“Ju garantoj në emrin tim dhe të Kryesisë, që nuk ka pasur asnjë përplasje”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Albin Kurti paralajmëroi zgjedhje më 14 qershor, LDK vjen me një kundërpërgjigje: S’ka asnjë indikacion që do të ketë zgjedhje të reja

09/10/2020 01:20

Ministri i Infrastrukturës: Serbia nuk do të ketë hise në Ujman, do të ketë vetëm qasje