Opinion

LDK-ja e Ibrahim Rugovës

08/03/2019 00:06
nga:Skender Zogaj

Skender Zogaj

LDK është Hekurudha e Ibrahim Rugovës ku Presidenti më 5 maj 1991, në Kuvendin e Parë të LDK-s e përuroi trenin historik të shqiptarëve të Kosoves, që nisi udhëtimin në drejtim të Lirisë e Demokracisë.

Lokomotivisti i parë ishte dr.Ibrahim Rugova i shoqëruar nga një personel i përkushtuar për ta derguar trenin drejt clirimit të vendit!
Dhe ky sukses u realizua!

Kosova është e lirë dhe e pavarur! LDK vazhdon të jetë i njejti tren që vazhdon të udhtojë nëpër hekurudhën e idealeve rugoviane! Jane 30 vjet udhtim të LDK-s e cila vazhdon të jetë shpresa kryesore e së ardhmes së vendit! Qytetarët e Kosovës duke qenë të vetëdijshëm për rolin e pazëvendësueshëm të LDK-s për zhvillimin dhe përparim e vendit, me arsye janë të brengosur për zhvillimet brenda saj! Janë të brengosur sepse tashmë e kanë të qartë rolin historik të LDK-s si dje për clirim edhe sot për realizimin e shtetit të mirëfilltë! Qytetarët e kanë të qartë se një LDK unike do të asgjësonte të gjitha synimet antikosovare, që po e mvajnë peng vendin dhe fatin e popullit shqiptar të Kosovës!

Këtë fakt po besojmë se e ka kuptuar edhe antarësia e gjerë partiake e LDK dhe se, nuk do të bie pre e thashethemeve dhe intrigavev të interesave të ngushta të individëve dhe grupet lëpirëse, brenda dhe jasht LDK-s, që për përfitime meskine e luajnë lojën e qoftëlargut!

Jo, këtyre shëmtakëve u ka ardh fundi! Antarësia e LDK-s duhet të mos bie pre e koluareve të porositura anti-ldk-iste që po shprehin brengosje të madhe për zhvillimet brenda LDK-s e në fakt brengosja e tyre është trishtimi që po i zë nga frika e forcimit të LDK-s që nënkupton fundin e faqeve të zeza të armiqve të Kosovës!

Anëtarësia e LDK-s që ka tejkalua kriza të stuhishme nuk ka arsye që të brengoset shumë as për lidershipin partiak, që kohëve të fundit ka shkaktuar brengosje të mëdha!
Jo, LDK-ja është treni i Rugovës, treni që ec mbi dy binarët që quhen hekurudhë, prandaj kushdo që të zgjidhet për ta drejtuar lokomotivën ai do të jetë i detyruar ta ngas trenin në drejtimin e qëllimit historik! zkryelokomotivisti nuk ka dyshim se duhet të jetë i mirë, por mirësia e tij është e varur edhe nga personeli i trenit por edhe bashkudhêtarët që do ta shoqërojnë dhe ndihmojnë që treni të ecë sa me mire dhe me shpejtësinë e duhur! E rëndësishmja kryesore është që lokomotivisti të jetë konsensual! Këtë duhet ta bëjë Kuvendi dhe, antarët e devotshëm besojnë se 355 delegatët do ta bëjnë duke votuar solemnisht dhe me unanimitet të plotë!

Një për të gjthë dhe të gjithë për një!