Lajme

LDK i kundërpërgjigjet Memli Krasniqit, i cili ironizoi me partitë opozitare për zgjedhjet!

03/13/2019 20:05
nga:A. R.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Memli Krasniqi gjatë ditës së sotme ka ironizuar me partitë opozitare të cilat po kërkojnë zgjedhje të parakohshme, ai ka thënë që këto parti po tregohen të pasinqerta derisa po flasin për zgjedhje,  sipas tij nëse shkon vendimi për KQZ-në, në Gjykatën Kushtetuese nuk do të mund të ketë as zgjedhje, shkruan Gazeta Blic.

Por, nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë që presidenti Thaçi po e bllokon KQZ-në, për pazare politike, dhe që  partia e Memli Krasniqit është e përfshirë këtu.

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, tha për “Gazeta Blic”, që bllokimi i këtij institucioni nuk do të shkojë gjatë, dhe që kjo gjë ndodhë vetëm në vendet diktatoriale.

“Së pari bllokimi i KQZ-së, është shkelje e kushtetues dhe kur kjo bëhet nga presidenti i vendi për pazare politike në të cilat partia e Memli Krasniqit është direkt e involvuar është joserioze dhe tentim manipulimi me opinion publik. Por të gjithë po e dinë arsyen e bllokadës së këtij institucioni të rëndësishëm por nuk do t’i shkojë gjatë këtij presidenti dhe këtyre partnerëve të kësaj qeverie që po e fundosin vendin secilën ditë të qëndrimet të tyre në pushtet. Këto gjëra ndodhin vetëm në vende diktatoriale”, tha Rugova për “Gazeta Blic”.

Deputeti i LDK-së-Naser Rugova

 

Ndaj deklaratave të Memli Krasniqit, ka reaguar edhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa. Ai për “Gazeta Blic”, tha që presidenti Thaçi po e dëshmon që është i gatshëm të shkelë Kushtetutën vetëm sa për të mbrojtur partinë e tij PDK-në.

Ai. shton tutje se PDK  në të gjitha sondazhet është radhitur e treta apo e katërta në vend.

“Presidenti Thaçi po dëshmon që është i gatshëm të shkelë Kushtetutën për të mbrojtur partinë e tij, PDK-në, nga zgjedhjet e parakohshme, kur dihet që të gjitha sondazhet e vendosin PDK-në si partinë e tretë, apo edhe të katërt në vend. PDK dhe deputetët e saj do të duhej të distancoheshin nga projektet shtet mohuese të Presidentit Thaçi, të kërkonin nga ai të zbatonte Kushtetutën e Kosovës në përgjithësi dhe në funksionalizimin e KQZ-së në veçanti dhe të përgatiteshin të ballafaqohen me qytetarët e Kosovës në zgjedhje, ani pse e dinë që do të ndëshkohen rëndë nga votuesit për dëmet socio-ekonomike dhe diplomatike që ju ka shkaktuar PDK”, është shprehur Besian Mustafa për “Gazeta Blic”.

Kurse, tash e një vit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i bllokuar, pasi në atë kohë u ka përfunduar mandati anëtarëve të këtij organi. Ndërkohë, emërimin e anëtarëve të rinj e pati vonuar presidenti Hashim Thaçi, i cili pas disa muajsh bllokade iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar nëse grupet parlamentare që janë formuar pas zgjedhjeve duhet të kenë përfaqësues në KQZ./Gazeta Blic./

 

LEXO EDHE:

Krasniqi ironizon: Partitë opozitare ‘hajgaregjike’ kur flasin për zgjedhjet

 

05/25/2019 23:51

Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai