Lajme

LDK i bën ftesë publike Vetëvendosjes për rrëzim të qeverisë Haradinaj

12/01/2017 21:27
nga:A K

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin Debat në RTK ka komentuar punën 100 ditore të qeverisë Haradinaj, shkruan Gazeta Blic.

Sipas Hazirit, nuk është punuar mjaftueshëm dhe ai ka thënë se tashmë Lidhja Demokratike dhe Vetëvendosje duhet të fillojnë mbledhjen e nënshkrimeve për mocion të mosbesimit.

”LDK dhe Vetëvendosje të krijojnë një mosbesim, 100 ditshi është i mjaftueshëm”, tha Haziri.

Madje, ai shtoi se menjëherë pas 100 ditëshit, kjo qeveri nuk duhet të lihet të punojë as 1 orë.

”E kanë PDK-në brenda, as 1 orë nuk duhet ta lëmë qeverinë rehat pas 100 ditëshit”, shtoi ai.

Gjithashtu, nënkryetari i LDK-së, tha se ishte premtuar se do të zgjidhen problemet kryesore të vendit, mirëpo ato nuk po sillen as në kuvend.

”Kjo qeveri tha se do t’i zgjedh problemet kryesore, le ti bien në kuvend t’i zgjidh”, shtoi Haziri duke përmendur demarkacionin./GazetaBlic

12/10/2017 21:24

Komuna e Gjilanit ka një njoftim shumë të rëndësishëm për qytetarët