• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“LDK gaboi që nuk mori anë”/ Sadiku: Me suksesin e kësaj qeverie, ministrat e saj do ta në gjuanin neve me gurë, me vezë e molotovë

02/01/2026 15:11
nga:G B

Deputeti i zgjedhur i LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Ermal Sadiku, ka thënë se 5 vite të qeverisjes Kurti kanë qenë të tmerrshme.

Ai për Blic Interview ka thënë se LDK duhet të jetë pjesë e qeverisë dhe të punojë më shumë se VV.

“Pajtohem, por sidomos në qeverinë e Lëvizjes vetëvendosje e kemi parë 5 vjet, e kemi përjetuar, e kemi parë infrastrukturën rrugore, infrastrukturën energjetike që ka qenë ndoshta tmerri i komplet qeverisë dhe megjithatë ne e kemi parë por populli ka vendosur t’ia japë votën, unë këtu e kam problemin që nuk do të shohim asgjë të mirë, tentimi për të kontrolluar veç po vërehet por unë krejt çka mund të them si anëtar i LDK-së është se LDK-ja duhet të jetë pjesë e qeverisë nëse veç vihet deri te një marrëveshje, sepse LDK-ja si parti performon shumë më mirë kur është në qeveri se sa kur është në opozitë. Njerëzit që janë sot në LDK janë njerëz që duan të punojnë, të shtyjnë procese përpara, kanë dije, shkollim dhe përvojë për të shtyrë përpara procese të shtetformimit apo shtet zhvillimit. Për fat të keq nuk e kemi mësuar, ndoshta e mësojmë me kohë, opozitë bërjen siç është dashur. Të bësh opozitë ndaj VV-së nuk është e lehtë. Ish dashur me qenë më aktiv, me punu në terren shumë më shumë, me i taku qytetarët pak më shumë, duhet me qenë pak më agresiv në mendime, pak më konkret, duhesh me dalë në rrugë për të protestuar, në raport me qeverisjen e dëmshme dhe të dobët që e ka pasur VV-ja”, është shprehur ai.

Sadiku ka shtuar se të bësh opozitë ndaj VV-së nuk është e lehtë, teksa ka theksuar se po të ishin në pozitën e tyre, ministrat e VV-së, me këtë sukses që kanë pasur, do t’i gjuanin me veze, gurë e molotov.

“Unë e them një gjë, po qe se unë edhe ti kishim qenë pjesë e një qeverie me atë sukses që e ka pasur VV, ata ministra në pozitën time e tënden na kishin gjuajtur neve me gurë, me vezë çdo ditë, e kishin bllokuar qeverinë, ndoshta na kishin gjuajtur me molotovë, siç kanë gjuajtur, e unë e ti i kemi kritikuar në televizion, ose disa të tjerë, çka kemi bërë ne ka qenë një kritikë civile, qytetarë e drejtë në shumicën e rasteve, ndonjëherë kemi gabuar, shpesh edhe i kemi përkrahur, sidomos unë, por nëse ishin ndërruar pozitat dhe ata njerëz kishin qenë në pozitat si analistë, si qytetarë aktivë, e ne kishim qenë me atë sukses të tyre, kishim qenë të sulmuar çdo ditë, por atyre jo që nuk ju vjen marre por ata do ta bllokonin qeverinë me molotovë, kjo është ajo që duhet ta kuptojë qytetari, andaj edhe ndoshta na ka dënuar dhe neve sepse ka pritur që të jemi më aktiv”, ka vlerësuar Sadiku.

Teksa ka folur për hyrjen në qeverisje me VV-në, ai ka thënë se e vetmja mënyrë për ta arsyetuar është duke punuar më shumë se ata.

“Është shumë vështirë të arsyetohet hyrja në qeveri me VV-në dhe e vetmja mënyrë për ta arsyetuar është duke punuar shumë, LDK apo një parti tjetër, varet se kujt i ofrojnë bashkëpunim, unë them se me askënd por hipotetikisht nëse ka koalicion me LDK-në, atëherë personat e LDK-së që i marrin t’i udhëheqin ato ministri duhet të punojnë dyfish më shumë se ata, t’i tregojnë popullit që janë më të pakorruptuar, më punëtorë, më të qasshëm, më dinamik,  më vizionarë dhe mendoj se kjo do t’i tregojë popullit që në zgjedhjet e ardhshme është shumë më mirë ta kenë LDK-në më të fuqishme dhe a po e shihni se çka ka mundur të bëhet nëse ne do ta kishim fuqinë qeveritare. Kjo është e vetmja mënyrë. Edhe nëse e shihni qeverinë e parë Kurti që ka qenë me LDK-në, ministrat e LDK-së kanë qenë më të mirë, për aq shkurt është vërejtur. Në qeverinë Thaçi me LDK-në, ministrat e LDK-së kanë qenë më të mirë dhe unë mendoj se një nga arsyet pse është prishur ajo ka qenë se LDK-ja ka pasur performancë më të mirë. Mendoj se një mënyrë që LDK-ja të fitojë përkrahje nga populli është që të hyjë në qeveri dhe t’i tregojë popullit se kështu punohet nëse jemi pjesë e qeverisë, përndryshe nëse rrimë në opozitë është kundërthënëse me qëllimet e partisë”, ka deklaruar Sadiku.

Deputeti i zgjedhur që së fundi iu bashkua LDK-së, tha se kjo parti ka bërë gabim që s’ka marrë anë, pasi nuk ka hyrë në qeverisje me VV-në, të hyjë me PDK-në e AAK-në.

“S’mund të flas se nuk kam qenë pjesë por mendoj se ka qenë gabim që së paku nuk është marrë një vendim. Në politikë vendimet e gabuara janë më pak të dëmshme se veprimet. Kjo mund të tingëllojë keq por vendimet e gabuara së paku nëse ti ke besuar në atë veprim, te populli falen ose më vonë përkrahen sepse e ke besuar atë gjë, por mosveprimet dënohen. Mosveprimi është kur nuk merr anë, nuk vendos, është dashur të merret anë, nëse jo me VV-në, të rrinë me PDK-në e AAK-në për të bërë qeverinë dhe këtë duhet ta mësojë secili person i LDK-së dhe vendimet duhet të jenë për të marrë pushtet, sepse ti je parti, jo OJQ, s’duhet me qenë e turpshme me marrë pushtet”, ka potencuar Ermal Sadiku./Gazeta Blic/

01/30/2026 23:16

A lëshon pe Kurti për presidentin? Sadiku: Dëshiron kontroll autoritar