• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“LDK e vetmja parti me program të detajuar”/ Manaj tregon si do të veprojnë me Asociacionin

01/18/2025 16:56
nga:G B

Shkëmb Manaj, kandidat i LDK-së për deputet, në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, ka thënë se LDK është e vetmja parti me program të detajuar dhe përgatitur nga ekspertë.

“LDK është e vetmja parti që ka program të detajuar për 4 vjet të qeverisjes së ardhshme. Partitë opozitare nuk kanë program që e kanë publikuar para 1 viti, në të cilin kanë punuar rreth 250 ekspertë për secilën fushë. Është i detajuar se ku do të shkojë buxheti i shtetit. Do të ketë projekte të mëdha infrastrukturore dhe LDK përveç që siguron një qeverisje të brendshme zhvillimore, e ka obligim edhe marrëdhëniet me miqtë pasi jemi në një udhëkryq. E dimë që ka edhe sfida por kryeministri Abdixhiku dhe secili anëtar i ekipit jemi të gatshëm të ballafaqohemi me secilin problem dhe t’u gjejmë zgjidhje sepse qeveria është për t’i zgjidhur problemet, jo për t’i krijuar”, ka thënë ai.

Sipas tij, lidhur me Asociacionin duhet koordinim i plotë me miqtë e Kosovës.

Ai përmend se më keq se Asociacioni është Marrëveshja e Ohrit.

“Duhet një politikë e mençur e qeverisë, një koordinim i plotë me miqtë e Kosovës në mënyrë që t’i kryejmë disa çështje që lidhen me Asociacionin. Ne kemi thënë që jemi pro themelimit të tij sepse është obligim ndërkombëtar por që ky Asociacion nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk duhet ta harrojmë faktin që brenda kësaj qeverisje ka ndodhur dhe një proces tjetër, Marrëveshja e Ohrit. Me këtë marrëveshje kanë hyrë edhe 3 elemente tjera të cilat janë më të këqija se elementet e marrëveshjes së vitit 2013, është vetmenaxhimi, është rikthyer rezoluta 1244”, shprehet ai.

Kandidati për deputet nga LDK thotë se qeveria ka pasur obligim ta formojë atë dhe se LDK do t’i kryejë ato në pajtim me Kushtetutën.

“Unë mendoj që qeveria ka pasur obligim. Neve na duhet një qeveri e guximshme që i kryen projektet dhe obligimet ndërkombëtare dhe qeveria ka mundur që ta hartojë draftin për Asociacionin në pajtim me Kushtetutën. Duhet ta bëjë, përndryshe do të mbesim brenda këtij cikli dhe Kosova nuk do të ketë përparime as në anëtarësime ndërkombëtare e as në shumë procese të tjera. Obligimet që i merr shteti i Kosovës duhet të kryhen, ne do t’i kryejmë por do të jenë në pajtim me Kushtetutën e vendit, duke ruajtur edhe funksionalitetin e shtetit, edhe integritetin. Qeveria nuk duhet të qeverisë me popullizëm dhe që në çdo vendim që merr t’i mendojë votat që do t’i fitojë apo humbë. Qeveria duhet të mendojë për procese të mëdha, në mënyrë që t’i hapë perspektivë vendit dhe qytetarëve të saj”, ka vlerësuar ai./Gazeta Blic/

01/18/2025 16:25

Manaj: Kemi arritur që pushtetit aktual t’ia pamundësojmë kapjen e sistemit të drejtësisë – LDK është partia e vetme e cila nuk ka ndërhyrë në këtë sistem