Zgjedhjet 2017

LDK e Ferizajt nesër mban tubimin kryesor të fushatës për zgjedhjet lokale

10/14/2017 15:53
nga:H H

Dega e LDK-së në Ferizaj për ditën e nesërme në orën 17 ka planifikuar të organizojnë një tubim madhështor në sallën e sporteve “Bill Klinton”, ku do të shpaloset programi qeverisës i kandidatit për kryetar të komunës Muharrem Svarqa para një elektorati të gjerë.

Po ashtu pjesë nga program i tyre do të shpalosin edhe 45 kandidatët për këshilltarë komunalë të cilët i takojnë listës së LDK-së në këto zgjedhje.

Pjesmarrjen e tyre për ta nderuar këtë tubim kryesor të fushatës e kanë paralajmëruar edhe personalitete të shumta dhe krerët e LDK-së nga Prishtina të cilët besojnë se ky subjekt do të triumfojë në këto zgjedhje lokale.