Lajme

LDK dhe PDK po shantazhojnë AAK-në për demarkacion

03/01/2018 11:00
nga:A. R.

Milaim Zeka, deputeti i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se ata dje në ora 16:00 ishin në Kosovë dhe se kanë pasur mundësi ta votojnë Demarkacionin, njofton Klan Kosova.

“Demarkacioni ka mundur të votohet në ora 17:00 apo 18:00, por ata nuk i kishin votat”, ka thënë Zeka para mediave.

“Zhurmën që kanë bë Kryesia e Kuvendit duke na lënë fajin neve, ky nuk ka qenë faji jonë dhe ne kemi qenë në Prishtinë”.

“Nuk kanë qenë votat LDK dhe PDK po e shantazhojnë AAK-në”.

“Deputetët e partitë tonë janë unik për Demarkacionin – problemi për neve është bordi i akreditimit. Vazhdimi i mandatit të drejtorit të post telekomit, ku është duke e shkatërruar postën”.

05/06/2020 12:16

AAK del fuqishëm kundër Borrellit: Ideja e ndryshimit të kufijve e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit