LDK dhe AKR në Vushtrri kanë nënshkruar koalicion parazgjedhor.
Këtë e konfirmoi vet kandidati i Lidhjes Demokratike për të parin e komunës dhe kreu aktual i qytetit, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
LDK dhe AKR hyjnë në koalicion në Vushtrri
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garojmë e fitojmë bashkë sepse Vushtrria është për të gjithë.
Bujar Saraçi me numër 19 në listën tonë fituese përfaqëson AKR.
Faleminderit Arta, Bujar, Medina, Mirjeta e Seadi dhe gjithë ekipi i Degës së AKR në Vushtrri. Jam i nderuar me ju pri një ekipi profesionistësh për qytetin që e duam!
/GazetaBlic/