Lajme

LDK del me platformë për dialogun Kosovë- Serbi

02/12/2019 13:08
nga:L H

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka publikuar sot platformën për dialogun me Serbinë, platformë kjo që sipas njoftimit nga ky subjekt politik është aprovuar më 23 tetor 2018.

“Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur më 23 tetor 2018, aprovoi: Orientimet bazë të LDK-së për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftim e LDK-së.

Platforma e LDK-së përbëhet nga dokumenti prej 5 faqesh.

Sipas LDK-së, dialogu duhet të zhvillohet pas zgjedhjeve të reja parlamentare, nga të cilat, sipas tyre, do të dalin institucione legjitime që do ta marrin përgjegjësinë për dialogun.

“LDK-ja e përkrah dialogun për Marrëveshjen Përfundimtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si shtete të pavarura, për njohje reciproke ndërmjet tyre”, thuhet në pikën 1 të parimeve të renditura nga LDK-ja në këtë dokument./Gazeta Blic

PLATFORMA-E-DIALOGUT-1 (1)