Lajme

LDK del me komunikatë: Mbështetje e plotë për Parisin e Egzonin

11/22/2024 20:47
nga:Sh R

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me komunikatë pas kallëzimit penal nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ndaj zyrtarëve të kësaj partie që publikuan grantet e dhëna nga ky dikaster për familjarët e deputetes Fitore Pacolli.

LDK në një komunikatë për media, ka dhënë mbështetje të plotë për Paris Gurin e Egzon Pacollin.

“Mbështetje e plotë për Parisin dhe Egzonin që, si qytetarë të përgjegjshëm e si veprimtarë politikë të rinj dhe shembullorë, shpalosën skandalin e madh korruptiv të subvencioneve, ku grantet prej 100 mijë eurosh u ndanë për vëllezër, dajë e këshilltarë të pushtetarëve, me ndikim politik dhe shkelje ligjore flagrante.

Kallëzimi i tyre penal ngjalli frustrim. Prandaj ata targetohen sot nga një pushtet i korruptuar dhe kriminal që po ikën.” – thuhet në komunikatë.

Tutje, LDK ka shtuar se paratë e keqpërdorura do të kthehen cent më cent.

“Paratë e keqpërdorura do të kthehen cent më cent; e të përfshirët do të mbahen përgjegjës para ligjit të Republikës sonë.

9 shkurti po vjen.

Po u vjen fundi zhvatjeve dhe korrupsionit qeveritar.

Ndryshimi po vjen”.