Lajme

LDK – beteja me vetveten! “Ndrysho” – t’jetë moto e Kuvendit të LDK-ës!

03/12/2021 23:51
nga:Bardhyl Meta

Shkruan: Bardhyl Meta

Sot, në LDK, nuk është koha për te ndej indiferent, e për të bërëtë pa anshmin e sehirxhiun, ngase LDK është në një hendek.

Kuvendi i LDK-ës, sado që në dukje të pare të Dielën zgjedhvetëm Kryetarin, në t ‘vërtetë, aty vendoset fati i viteve tëardhshme, jo vetëm i LDK-ës…

Aktualisht LDK ka një beteje, por nga më të vështirat, ngaseështë beteja me vetveten. Me vetveten dhe mangësitëorganizative, strukturore, programore e të dialogut publik me tëzhgënjyerit për shkak të kthesave të saj të shpeshta e të shpejta, në të cilat s’arrinte ta përcillte as votuesi më besnik, si dhe, veçanërisht, për shkak të politikave katastrofale kadrovike nëDegë e Nëndegë, ku tarafe lagjesh ia filtronin e përcaktoninpartisë, edhe superstrukturën dhe elitën qendrore reprezentative!

Kjo sfidë e radhës, edhe pas 14 Marsit, kërkon angazhimin e pa interes personal, të të gjithëve elitave intelektuale, kulturore e politike të Lidhjes Demokratike (ato të sotmet dhe djeshmet e pardjeshmet) – në procesin e shoshitjes dhe zbardhjes sëpërgjigjeve sa më konkrete – karshi të gjitha sfidave që ka LDK me vetveten, sikurse edhe të atyre që kanë të bëjnë me mirëqenien dhe të ardhmen e vendit. Te angazhohen dhe flasin e debatojnë publikisht, edhe përkundër faktit se janë mënjanuar e lanë në periferi të strukturave. Dhe pse jo, pa asnjë hezitim, tëmarrin edhe anë për kandidatët që i shënjojnë si më të duhurit, për kohën dhe rrethanat.

Ndryshimi!

Perceptimi që kishte qytetari Kosovarë për LDK-ën e Shkurtit tëvitit 2021-i, duhet pare drejt n’sy, e jo ti shmangemi përballjesme idenë “se qytetarët e votuesit tonë janë vënë në lajthitje – ndërkohë që e vërteta qenka krejt tjetër”!

E vërteta (“për subjektin”) në politikë, është perceptimi që kanëqytetarët (votuesit) për atë subjekt, dhe jo perceptimi që kanëstrukturat për vetveten.

LDK-ja e sotme, duhet ta ndryshojë veten, që ta ndryshojëperceptimin e qytetareve dhe ta rifitojë, me të drejtë, besimin e tyre.

Zaten, pa e ndryshuar vetveten dhe sjelljet e saj, LDK, s’mund tëpretendojë që ta realizojë misionin e saj burimor, që ta ndryshojëdhe forcojë Kosovës, shtetin, drejtësinë dhe demokracinë nëvend.

Andaj, ne s’guxojmë ta devijojmë debatin. S’bëhet më fjalë, se detyra e Kuvendit qenka që një Kryetar të dorëhequr, ta zëvendësojë me një tjetër.

Çështja – e reduktuar vetëm në aktin 10 sekondash tërrumbullakimit të një emri për kryetar partie – s’përcaktohet ngainteresi Juaj personal se “cilin nga kandidatët e keni më shoqdhe helbete Ju ofron në ekip” – ndërkohë që LDK – edhe përshkak të këtij mentaliteti të etabluar (kryesishtë) – ka marrrishtazi flakareshe tronditëse e ndëshkuese nga votuesit (me shumë gjasë edhe me mos votim nga vet anëtarë strukturash) tësaj, si rezultat i pritshmërive të pa përmbushura…

Strukturat e ngjizura partiake të tarafeve të stërkequra ngabadihavxhinjë të lagjeve, se patën zgjedhë për Delegat tënëndegës së Dragodanit as Dr. Prof. Fehmi Aganin, i cili atëbotë ishte Nënkryetar Partie dhe më i afërti i presidentit Rugova, por Rugova si thoshte as Aganit dhe as Intelektualëve të tjerë, siç bënë LDK tash e sa vite – “shko anëtarësohu në nëndegën nëMatiçan, merr pjesë në debatet e çajtores, pastaj rahmeti tyre tëdelegojnë dhe flasim…

Rrethana e sotme e LDK-ës, kërkon në fakt një debat të gjerë e të sinqertë në të gjitha nivelet, por ja që vendimi për Kryetarin e ri, duhet të merret shpejtë, të Dielën, dhe shumë kujt si vogëlsisësime, s’na mbetet tjetër, përveç se të bëjmë apel:

“Ndrysho veten dhe voton tande – që t’ndryshojë LDK”, kyështë apeli i kohës – ngase pa e ndryshuar mentalitetin, kulturënpolitike dhe qasjen Tuaj karshi Lidhjes Demokratike të Kosovësdhe elitave që duhet t’I prijnë asaj – LDK dhe perceptimi (Votaqytetare) për te – s’ka asnjë gjasë të ndryshojë!

Bardhyl Meta

12.01.2021

 

04/12/2021 12:01

LDK, AAK e Nisma nuk paguajnë gjobat për shkeljen e Ligjit anti- covid, paralajmërohet dërgimi te përmbaruesi