Lajme

LDK: Albin, flasim e shohim nesër

01/20/2020 12:35
nga:B. D

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar se për ditën e nesërme ka paraparë mbledhje e kryesisë së LDK-së, për në ora 14:00, shkruan GazetaBlic.

Po ashtu për ditën e nesërme për në ora 10:30, me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, anëtarë të Kryesisë së LDK-së do të bëjnë homazhe te varri i tij, ndërsa në orën 10:45 vizitojnë Familjen Rugova.

LDK njofton se në orën 12:00, në Hotel “Emerald”, Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore.

Burimet e GazetaBlic kanë treguar se në kryesi do të diskutohet edhe për koalicionin e mundshëm mes LDK-së e VV-së, kryesia mblidhet në ora 14:00.

Isa Mustafa nuk ngutet, nesër mbledh Kryesinë e LDK, aty flasin e shohin për videon e Kurtit

02/27/2020 19:38

“Qasja e Kurtit, plotësisht e VV-së por jo dhe e LDK-së”