Sporti

Lazio ofron 7 milionë euro për Durmishin

06/13/2018 11:58
nga:Lorik J

Lazio raportohet se ka gati 7 milionë euro për të mbyllur një transferim të mbrojtësit shqiptar të Real Betis, Riza Durmishi.

Sipas Estadio Deportivo dhe La Reppublica, transferimi i Durmishit në klubin e Igli Tares është praktikisht i kryer, shkruan GazetaBlic

24-vjeçari u bashkua me Real Betis nga ekipi i Brondby në verën e vitit 2016 dhe shkëlqeu në 18 muajt e parë në klubin nga La Liga.

Megjithatë, ai humbi vendin e titullarit në krahun e majtë të mbrojtjës, pasi talenti Junior Firpo luajti pothuajse gjatë gjithë kohës në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

Durmishi gjithashtu ka luajtur 23 herë për kombëtaren e Danimarkës, por nuk është përfshirë në skuadrën e tyre për Kupën e Botës që fillon nesër.

/GazetaBlic/

06/09/2018 20:56

Ngushëllimet e Lazios për vdekjen e Fadil Vokrrit