Sporti

Lazio në “shok” – Strakosha lëndohet, mund ta humb sezonin!

05/16/2020 15:44
nga:M K

Lajme jo të mira për biancoçelestët, që synojnë titullin pas plotë 20 vitesh.

Gjithsesi, për ta synuar atë, fillimisht Serie A duhet të rikthehet, por ende pa ndodhur një gjë e tillë, klubi romak ka marr një lajm të keq, përcjell GazetaBlic.

Gardiani i portës, Thomas Strakosha është lënduar në seancën e fundit stërvitore dhe raportohet se ka pësuar një frakturë në gishtin e vogël të këmbës, megjithëse ende s’ka konfirmim zyrtar për këtë.

Nëse do t’i duhet një ndërhyrje krirugjike, atëherë portieri shqiptar mund edhe ta humb sezonin, pikërisht atëherë kur Lazio ka më së shumti nevojë për të.

Gjatë ditëve në vijim pritet që stafi mjekësor ose edhe vetë klubi të dalë me një komunikatë zyrtare ku do të konfirmojë diagnozën e plotë të lëndimit.

/GazetaBlic/

05/13/2020 21:59

Lazio: Karantina për gjithë skuadrën, vendim qesharak