Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri duket se do të bëjë disa ndryshime në formacion për ndeshjen e sotme në Europa League.
Lazio vjen nga një fitore e rëndësishme ndaj Romës, por ndeshja e tyre e parë në Ligën e Evropës nuk përfundoi aspak mirë, me skuadrën e Sarrit që u mposht me rezultat 1 me 0, përcjell GazetaBlic Sport.
Lazio synon të marrë tre pikë në shtëpi kundër Lokomotiv Moskës, duke arritur edhe fitoren e parë në edicionin e ri të këtij kompeticioni.
Ciro Immobile me shumë gjasë do të fillojë ndeshjen para Vedat Muriqi, por Luis Alberto dhe Lucas Leiva duhet të pushojnë.
Këto janë formacionet e mundshme.
Lazio (4-3-3): Strakosha; Lazzari, Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Milinkovic, Cataldi, Akpa-Akpro; Felipe Anderson, Immobile, Raul Moro
Lokomotiv Moskë (4-3-1-2): Guilherme; Zhivoglyadov, Barinov, Pablo, Silyanov; Beka, Maradishvili, Kulikov; Zhemaletdinov; Kerk, Smolov
/GazetaBlic Sport/


