Sporti

Lazio, lider në Apenine

02/29/2020 16:55
nga:M K

Lazio ka marrë kryesimin në Serie A pas fitores së pastër si vendas ndaj Bolognas, 2-0.

Mjaftuan dy golat e Luis Albertos e Correas për të arkëtuar tri pikë të reja, e tejet të rëndësishme në luftën për Scudetto, trofe të cilin biancoçelestët e kërkojnë pas plotë dy dekadash, kur për herë të fundit e shijuan atë në edicionin 1999/2000, shkruan GazetaBlic.

Me këtë fitore, klubi romak ka dy pikë më shumë se Juventusi dhe gjashtë më tepër se Interi, por që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se Juve dhe dy sosh më shumë se Interi. Kujtojmë, ndeshja e paraparë të zhvillohej nesër mes Juventusit dhe Interit ështës shtyer për 13 Maj, gjegjësisht një xhiro para fundit të kampionatit.

Gjithsesi, Lazio ka shkuar në kuotën e 62 pikëve dhe do të mundohet që deri në fund ta ruaj pozitën ku gjendet momentalisht. Bologna ndërkaq, mbetet në kuotën e 34 pikëve dhe nuk i rrezikohet mbijetesa, pasi me gjashtë pikë të tjera deri në fund të kampionatit praktikisht do ta siguronte atë.

/GazetaBlic/

05/16/2020 15:44

Lazio në “shok” – Strakosha lëndohet, mund ta humb sezonin!