Sporti

Lazio kërkon ‘dështimin’ e Barcelonës

01/06/2019 14:41
nga:M K

Kishte ardhur me shumë bujë në Barcelonë, por dështoi.

Fjala është për ish anëtarin e ekipit francez, Bordeaux, Malcolm, shkruan GazetaBlic.

Ky i fundit kishte zënë ballinat e mediave sportive në botë për shkak se në çastet e fundit ndërroi destinacion, madje edhe aeroplanin.

Tani, pasi nuk po gjen aspak minutazh te ‘blaugrana’, sigurisht se po kërkon edhe largimin, derisa skuadra më e interesuar duket të jetë rivali lokal i Romës, Lazio.

Biancoçelestët po synojnë ndryshime në klub, andaj edhe po e shohin brazilianin si pjesë e projektit të së ardhmes.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund të këtij mini-afati kalimtar.

/GazetaBlic/

03/19/2019 13:51

Mbrojtësi i Man Unitedit: Unë e di dobësinë e vetme të Messit