Sporti

Lazio: Karantina për gjithë skuadrën, vendim qesharak

05/13/2020 21:59
nga:M K

Skuadrat e Serie A sot e kanë mësuar vendimin e autoriteteve të futbollit lidhur me rikthimin e edicionit.

Tashmë është edhe zyrtar lajmi se ekipet italiane do të dalin në mejdan pas një pauze thuajse tre mujore, përcjell GazetaBlic.

Saktësisht, më 13 Qershor, gjithsesi, nëse nuk do të ketë përshkallëzim të situatës, kampionati në Apenine do të rinisë aty ku ka mbetur.

Megjithatë, duket se klubi i Lazios, gjegjësisht mjeku i biancoçelestëve, Ivo Pulcini, nuk është pajtuar me protokollin e ligës për nga shëndeti.

Sipas tij, është i pakuptimtë fakti që nëse një lojtar rezulton pozitiv, e gjithë skuadra të karantinohet. Sipas tij, duhet të merren mostrat edhe të lojtarëve tjerë dhe nëse rezultojnë negativë, për çfarë arsye të izolohen.

“Vendosja e tërë skuadrës dhe stafit në karantinë nëse një person teston pozitiv është më të vërtetë qesharake, sipas meje.

Nëse kemi një rast pozitiv, e vë në izolim, pastaj duhet testuar të tjerët. Nëse ata janë të shëndetshëm dhe rezultojnë negativë, pse duhet t’i trajtojë sikur janë të sëmurë? Jemi çmendur? A e dinë këta njerëz se çfarë bën në të vërtetë një mjek futbolli”, tha ndër të tjera Pulcini.

/GazetaBlic/

05/16/2020 15:44

Lazio në “shok” – Strakosha lëndohet, mund ta humb sezonin!