Sporti

Lazio – Inter, super derbi që do të ketë prezencë rekorde të tifozëve

02/14/2020 11:24
nga:Mergim Rreci

Fundjava në kampionatin italian do të vijë me një përballje spektakolare, ku Lazio do të presë Interin në “Olimpico”, një sfidë mes dy skuadrave që kanë vetëm një pikë diferencë në renditje dhe pretendojnë për titullin kampion.

Reagimi i publikut roman ka qenë në nivelin e sfidës, pasi sipas të dhënave të publikuara nga klubi i Lazios janë shitur rreth 60 mijë bileta dhe po shkohet drejt një stadiumi të mbushur tërësisht, pra mund të thyhet edhe rekordi i ndeshjes me Juventusin.

“Fërkojnë duart” kështu drejtuesit e klubit kryeqytetas, pasi sido që të jetë verdikti i fushës mbrëmjen e të dielës, ata do të arkëtojnë një shifër goxha të majme nga shitja e biletave.

Kjo ndeshje pritet të jetë e “zjarrtë” për faktin se cilado skuadër që do të triumfojë në këtë ndeshje do ta rris motivin dhe do të ketë më shumë gjasa për ndeshjen për ta ndjekur rrugën e titullit kampion.