Sporti

Lazio fiton dhe shpreson në titull, Fiorentina ende në rrezik

06/27/2020 23:42
nga:M K

Lazio ka shënuar fitore të madhe si nikoqir i Fiorentinës, për të ruajtur kështu diferencën prej katër pikësh me Juventusin.

Biancoçelestër ishin në disavantazh pas pjesës së parë, por përmbysën gjithçka në të dytën, për ta regjistruar edhe fitoren e 20 këtë edicion, krahas pesë barazimeve e tri humbjeve, përcjell GazetaBlic.

Frank Ribery hapi serinë e golave në minutën e 25, pas një veprimi të jashtëzakonshëm vetanak, të cilin edhe e përmbylli me mjaft sukses. Deri në fund të 45 minutave nuk pati më gola, andaj fraksioni i parë u takoi udhëtuesve nga Firenca.

Lexo edhe: Forma është e përkohshme, klasi i përjetshëm | Ribery shënon një super-gol për Fiorentinën

Megjithatë, një tjetër Lazio u pa në fraksionin vendimtar, sidomos në pjesëlojën e dytë të 45 minutave të fundit. Fillimisht Immobile realizoi nga pika e bardhë në minutën e 68′, për të kthyer baraspeshën, ndërsa 13′ minuta më vonë, Luis Alberto shënoi shifrat përfundimtare, Lazio 2, Fiorentina 1.

Lexo gjithashtu: Super-Lazio, “përmbys” Fiorentinën

Me këtë triumf, romakët shkojnë në kuotën e 65 pikëve, katër më shumë se Juventusi, që të premtën mposhti Leccen, bindshëm 4-0.

/GazetaBlic/

06/27/2020 23:31

Super-Lazio, “përmbys” Fiorentinën