Sporti

“Lazio do ta fitojë Scudetton”

02/18/2020 19:21
nga:M K

Njeriu i fundit që ia ka sjellur titullin Lazios në cilësinë e trajnerit është suedezi Sven-Göran Eriksson.

Ka qenë vet Eriksson që ka deklaruar se Lazio mund ta fitojë titullin nën urdhërat e Simone Inzaghit, shkruan GazetaBlic.

Ish-trajneri i biancoçelestëve i ka thënë “La Repubblicas” se kjo skuadër e “bardhë e kaltërve” mund ta rikthejë titullin pas 20 vitesh mungesë, kur për herë të fundit e fitonte suedezi, në sezonin 1999/2000.

“Unë besoj se Lazio do ta fitojë Scudetton. 11’shi i parë i tyre është më i mirë sesa i Interit apo Juventusit. Madje, shto këtu faktin, ata luajnë më lirshëm, teksa edhe praktikojnë futboll më të bukur sesa skuadrat e lartëcekura”.

Ndërkaq, ai foli edhe për Inzaghin, pasi Simone ishte sulmues i “lacialëve”, kur Eriksson ishte trajner.

“Ai është një njeri fenomenal. Më vjen shumë mirë për të. Simone është një nga ata trajnerë që luan për tituj të tillë si Scudetto apo Liga e Kampionëve”, përfundoi suedezi.

/GazetaBlic/

05/16/2020 15:44

Lazio në “shok” – Strakosha lëndohet, mund ta humb sezonin!