Sporti

Lazio blindon yllin e skuadrës, ia zgjatë kontratën edhe për një tjetër vit

05/02/2020 22:10
nga:M K

Lazio ia ka rinovuar kontratën yllit të skuadrës, Sergej Milinkovic-Savic.

Përfaqësuesi ballkanas, ishte nga emrat më të kërkuar tash e disa merkato, por çmimi i lartë që kërkonte Lotito, e “detyroi” lojtarin të qëndrojë edhe më tutje në Olimpico, përcjell GazetaBlic.

25 vjeçari duket se do të jetë pjesë e biancoçelestëve, pasi raportohet për zgjatje të qëndrimit në kryeqytet.

Sipas mediave italiane, pa shumë bujë në media, drejtuesit e klubit romak kanë vazhduar kontratën e djaloshit, kontratë e cila mbaronte në vitin 2023.

Kësisoj, tani ai do të jetë pjesë e “bardhë e kaltërve” deri në vitin 2024, ku do të përfitojë edhe ngritje page, për dallim nga ajo aktualja, që i siguron 3 milionë euro në sezon.

/GazetaBlic/

05/16/2020 15:44

Lazio në “shok” – Strakosha lëndohet, mund ta humb sezonin!