Sporti

Lazio-Atalanta, finalja e Kupës së Italisë

04/26/2019 08:25
nga:M K

Lazio dhe Atalanta do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Italisë.

Biancoçelestët eliminuan Milanin pas dy ndeshjeve, duke fituar 0-1 në San Siro në ndeshjen e kthimit, derisa dueli i parë i zhvilluar në Olimpico përfundoi baras, pa gola, shkruan GazetaBlic.

Atalanta ndërkaq, fitoi ndaj Fiorentinës me rezultat 2-1 në Atleti Azzuri D’Italia, përderisa takimi në Artemio Franchi u mbyy 3-3.

Finalja do të zhvillohet me 15 Maj, ndërsa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në finalen e trofeut të dytë për nga rëndësia në kontinentin e vjetër.

Kujtojmë se dy skuadrat kanë gjasa edhe për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, por u duhet të përballen me konkurrencën e Milanit, Torinos dhe Romës.

/GazetaBlic/

07/17/2019 08:25

Buxhovi i reagon Veselit: Ka mbetur veç edhe një komandant pa reaguar që kjo të kthehet në “dekret” shtetëror