Lajme

Lavdatat e Ursula von der Leyen për Ballkanin në Forumin e Bledit dhe Realiteti ynë i Përditshëm

09/02/2024 19:56
nga:Shenoll Muharremi

Nga perspektiva e një qytetari në Ballkan mund të tingëlloj si një botë paralele, ndoshta. Por ne duhet të jemi mendjehapur dhe të përpjekemi të i kuptojmë perspektivat e ndryshme nga të gjitha këndet e botës dhe rajonit.

Presidenta e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, sot gjatë fjalimit të saj në Forumin e Bledit i ka lavduar liderët e Ballkanit dhe ka listuar disa të arritura për secilin vend të rajonit.

Në parim, duket paksa sikur një botë paralele, për shkak se ne në rajon jemi të rrethuar me ngjarje të sigurisë dhe nacionalizëm, ende fatkeqësisht. Ndoshta edhe nuk po i shofim apo nuk po i vërejmë sa duhet këto të arritura.

Mesiguri edhe kriza e inflacionit dhe cmimet ka bërë që presioni financiar për familje të rritet dukshëm vitet e fundit. Për ironi, në rastin e Kosovës, zonja von der Leyen kishte lavduar reforma ekonomike, por pa theksuar se për cka e ka fjalën.

Mesiguri që ka shumë gjëra të mira që kanë bërë institucionet por në ekonomi ndoshta politikat kanë qenë të majta dhe nuk kanë japur një rezultat që bizneset dhe qytetarët mund të shofin dhe shiqojnë. Importi dhe bilanci tregtar është dyfishuar vitet e fundit dhe 50% të ekonomisë e humbim secilin vit me humbje tregtare, mes tjerash.

Sidoqoftë, presidentja e Komisionit Europian po përmendëte këto lavdata në kornizë të Planit të Rritjes së BE-së, dhe këtu mesiguri ajo po përgatiste terrenin që të justifikohen milairdat e investuara të BE-së për këtë plan që padyshim do të jep rezultate pozitive vitet e ardhshme.

Për vendet tjera gjithashtu kishte identifikuar të arrituar kryesore. Derisa në Kosova kishte përmendur vetëm termin ‘reforma’ në Serbi kishte specifikuar që kompanitë europiane po hapin dyqane atje (investimet e huaja) me hapa të përshpejtuar.

Ndërsa për Shqipëri kishte lavduar aeroportin e Tiranës i cili ka pasur rritjen më të shpejtë në Europë. Në Maqedoni kishte përmendur investimet publike në infrastrukturë ndërsa për Malin e Zi faktin që vendi ka përmirësuar vlerësimin e tij të kreditit.

Ndosha pak e ka tepruar presidentja e nderuar kur gjatë fjalës kishte cekur që liderët e Ballkanit duhet të jenë shumë krenar, por megjithatë të gjithë i kemi perspektivat e ndryshme dhe mbase duhet të respektojmë komentin e presidentës, që është një mike e Kosovës dhe rajonit:

“Le të ndalemi për një moment dhe të festojmë këto arritje për të cilat ju, liderët e Ballkanit Perëndimor, me të drejtë duhet të jeni shumë krenarë” – ka thënë gjithashtu von der Leyen.