Sporti

Lautaro Martinez rikthehet si titullar në ndeshjen e nesërme

01/05/2024 23:28
nga:Mergim Rreci

Lautaro Martinez është rikuperuar dhe do të jetë gati për ndeshjen e nesërme në Serie A.

Zikaltrit presin të shtunën Hellas Veronën në “San Siro”, takim që duhet fituar me çdo kusht, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri Simone Inzaghi ka marrë lajme shumë të mira nga infermieria. Kapiteni argjentinas, i cili humbi ndeshjet me Leccen dhe Genoan në kampionat, është gati të formojë dyshen sulmuese me francezin Thuram.

Kristjan Asllani përsëri pritet të jetë në bankën rezervë, por që mund të ketë minuta gjatë ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/